Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) njofton se me hyrjen në stinën astronomike të verës, do të ketë reshje lokale të shiut dhe shkarkime rrufesh.
Kushtet biometeorologjike do të jenë të favorshme për shumicën e popullsisë, por rekomandohet shmangia e ekspozimit të zgjatur në diell për shkak të indeksit UV të lartë.
Temperaturat pritet të lëvizin ndërmjet 13-29 gradë celsius për ditën e sotme.
Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-11 metra për sekondë.
Burimi origjinal i informacionit: zeri.info





