Jeremy Clarkson ka bërë deklarata publike pas trajtimit të kancerit të prostatës, duke ndarë se gjendja e tij shëndetësore është përmirësuar dhe sëmundja është vënë nën kontroll.
Ylli 66-vjeçar u diagnostikua me një formë agresive të kancerit në gusht të vitit të kaluar, por trajtimi i hershëm ka ndihmuar në zbulimin dhe luftën kundër sëmundjes.
Clarkson iu nënshtrua një metodë inovative të trajtimit me ultratinguj me intensitet të lartë (HIFU) dhe tani nuk ka shenja aktive të kancerit.
Në një intervistë, ai inkurajon burrat të mos neglizhojnë kontrollin mjekësor për të parandaluar kancerin. “Ju lutem, shkoni dhe kontrollohuni.
Nuk është e turpshme.
Po flas me ju sot vetëm sepse e zbulova sëmundjen në kohë”, ka thënë Clarkson.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi.com





