Brooklyn Beckham thuhet se ka përfituar afro 900 mijë euro për fushatën e tij reklamuese me kompaninë e dërgesave ‘DoorDash’, në një kohë kur raportet për përçarjen me familjen Beckham vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes.
Sipas burimeve të cituara nga Page Six, djali i David dhe Victoria Beckham ka marrë të paktën këtë shumë për reklamën, ndërsa persona pranë familjes pretendojnë se ai po përfiton financiarisht nga konflikti me prindërit e tij, pavarësisht se më herët kishte deklaruar se dëshironte privatësi.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi.com





