Aktori Giancarlo Esposito përqafon fenë islame gjatë qëndrimit në Arabinë Saudite

Giancarlo Esposito, i njohur për rolin e Gus Fring në serialin e famshëm “Breaking Bad”, raportohet se ka përqafuar fenë islame gjatë qëndrimit në Arabinë Saudite.

Kreu i Autoritetit të Përgjithshëm të Argëtimit, Turki Al-Sheikh, ka bërë të ditur se aktori ka shqiptuar Shahadan dhe më pas është bashkuar me anëtarët e ekipit të xhirimeve në lutje brenda një xhamie.

Vendimi i Espositos erdhi pas përvojave pozitive që ai pati gjatë qëndrimit në Arabinë Saudite dhe kontakteve të afërta me myslimanët në sheshxhirim.


- Advertisement -

Aktori, i cili ka rolet në “Breaking Bad”, “Better Call Saul” dhe “The Mandalorian”, ndodhet aktualisht në Arabinë Saudite ku po xhiron filmin “Seven Dogs”.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi.com


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *