Organizata ‘Ta pastrojmë Kosovën’ ka shprehur shqetësimin për situatën e krijuar pranë digës së Liqenit të Badocit, ku zona është rikthyer në vendgrumbullim mbeturinash pavarësisht aksioneve të mëparshme të pastrimit.
Në një postim në Facebook, organizata thekson se pamjet e fundit dëshmojnë këtë realitet, duke kërkuar veprime urgjente nga institucionet për të adresuar problemin e ndotjes së kësaj zone të rëndësishme për mjedisin.
Burimi origjinal i informacionit: zeri.info





