Sot shënohet përvjetori i lindjes i heroit kombëtar Ilir Konushevci.
Ilir Konushevci i lindur më 20 qershor 1969 ra dëshmor më 09 maj 1998 duke lënë gjurmë në radhët e UÇK-së.
Ai ishte ndër themeluesit e UÇK-së në Llap dhe njëri ndër mbështetësit e sektorit të logjistikës për UÇK-në.
Konushevci mbetet një emër i lidhur ngushtë me historinë e luftës çlirimtare dhe sakrificën për lirinë e Kosovës.
Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, bëri homazhe në nderim të jetës dhe veprës së tij në Kazermën ‘Adem Jashari’. ‘Heronjtë nuk vdesin kurrë.
Ata kanë vetëm ditëlindje.
Lavdi e përjetshme Heroit të Kombit, Ilir Konushevci!’, ka shkruar Maqedonci.
Burimi origjinal i informacionit: zeri.info






