Kelly Osbourne në formë të mirë në eventin bamirës në Londër

Kelly Osbourne u shfaq e buzëqeshur dhe në formë të mirë teksa mori pjesë në mbrëmjen bamirëse “Strength Is Not Silence” në Londër, ku u takua me mikun e saj të ngushtë DJ Fat Tony.

Eventi, i organizuar në kuadër të Javës së Ndërgjegjësimit për Shëndetin e Burrave, mbështeti organizatën MIND dhe Fondacionin Ricky Hatton. 41-vjeçarja tërhoqi vëmendjen me një fustan të shkurtër me vija jeshile dhe të bardha, të kombinuar me mokasina me platformë, çorape dhe një çantë Chanel, shkruan DailyMail.

Kelly po kalon kohën në Britani, ku është vendosur pas vdekjes së babait të saj, Ozzy Osbourne, i cili u nda nga jeta më 22 korrik 2025 në moshën 76-vjeçare pas një ataku kardiak.


- Advertisement -

Në mars, ajo i dha fund edhe fejesës me DJ-in e Slipknot, Sid Wilson.

Humbja e saj në peshë ka qenë shpesh objekt komentesh në rrjetet sociale.

Këtë javë, miku i saj DJ Fat Tony deklaroi për The Telegraph se Kelly kishte përdorur medikamente për humbje peshe jo për të rënë në peshë, por për ta ndihmuar me “problemet e tjera të jetës”. “Kelly duket përsëri shkëlqyeshëm tani.

Dhe kjo sepse është ekuilibruar”, tha ai.

Vetë Kelly ka folur më parë për periudhën e vështirë që kaloi pas humbjes së të atit dhe për komentet negative që mori pas paraqitjes së saj në Brit Awards.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi.com


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *