Detajet tronditëse pas vdekjes së parakohshme të aktorjes turke Ece Irtem

Detajet tronditëse kanë dalë në dritë pas vdekjes së parakohshme të aktorjes së njohur turke, Ece Irtem.

Aktorja 35-vjeçare kishte udhëtuar në Tajlandë vetëm një javë para se të ndërronte jetë.

Gjatë qëndrimit të saj atje, ajo ishte kafshuar nga një majmun, duke pësuar tre plagë të dukshme në krahun e majtë.


- Advertisement -

Ky episod ka shqetësuar familjarët dhe ekspertët mjekësorë pas humbjes së saj.

Pas paralajmërimeve të mjekëve se një kafshim i tillë mund të çojë në sepsis, një infeksion i rëndë i gjakut, avokati i aktorjes, Ugur Gokkoyun, ka paraqitur një kërkesë zyrtare në prokurori.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi.com


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *