Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci mori pjesë në takimin e NATO-s për mbrojtjen e Ukrainës

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka marrë pjesë në takimin e 35-të të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës, i cili u mbajt në selinë e NATO-s në Bruksel.

Në takim morën pjesë rreth 50 ministra të mbrojtjes nga vendet anëtare të NATO-s dhe shtetet partnere, ku u diskutua për zhvillimet më të fundit të sigurisë dhe situatën aktuale në Ukraina.

Takimi u udhëhoq nga ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, si dhe sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, Dan Jarvis.


- Advertisement -

Sipas njoftimit, gjatë takimit u rikonfirmua mbështetja e vazhdueshme për Ukrainën në mbrojtjen e sovranitetit, lirisë dhe integritetit territorial të saj përballë agresionit rus.

Në margjinat e këtij takimi, Maqedonci zhvilloi takime dhe diskutime me zyrtarë të NATO-s dhe ministra të mbrojtjes nga vendet partnere, me fokus në thellimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe adresimin e sfidave aktuale të sigurisë.

Ministria e Mbrojtjes theksoi se Kosova mbetet e përkushtuar për të bashkëpunuar me partnerët dhe aleatët e saj në mbështetje të paqes dhe sigurisë globale.

Burimi origjinal i informacionit: zeri.info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *