Drejtori për Zhvillim Ekonomik dhe Inovacion në Komunën e Prishtinës, Luftar Braha, ka folur mbi zhvillimet e fundit për furnizimin me autobusët elektrikë.
Braha në një deklarim për media u shpreh se ky projekt është transformim i tërë Trafikut Urban. “Kjo ngjarje e ditëve të fundit ka treguar një interesim edhe një ngazëllim jashtëzakonisht të madh të qytetarëve të Prishtinës.
Ne e kemi për obligim me ju treguar të gjithëve që ky nuk është një proces i veçuar edhe i veçantë, por është një program i tërë i transformimit të transportit publik urban, i cili ka filluar që në vitet e para të qeverisjes, mandatin e parë të kryetarit Rama dhe është duke vazhduar…Braha theksoi se për pjesën e reformës në Trafikun Urban janë marrë të gjitha masat dhe ekspertizat edhe me ekspertë ndërkombëtarë. “E mira është që ky vend është demokratik, i ka institucionet e veta, janë institucionet e pavarura, secili institucion e ka për detyrë me kry punën e vet…Ndërkohë, ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, reagoi ndaj këtij projekti, duke e cilësuar në kundërshtim me ligjin.
Ai ka thënë se ofrimi i shërbimeve të transportit publik përmes operatorëve privatë duhet të bëhet sipas procedurave të parapara me Ligjin për Partneritet Publiko-Privat…
Burimi origjinal i informacionit: zeri.info




