Ministria e Digjitalizimit dhe Administratës Publike organizon aktivitetin në Amfiteatrin e objektit të ish-Rilindjes në Prishtinë për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Shërbyesve Civilë.
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, Ministri i Digjitalizimit dhe Administratës Publike, Lulëzon Jagxhiu, dhe Shefi i Bashkëpunimit në Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë, Hubert Perr, do të marrin pjesë në këtë ceremoni.
Ky aktivitet synon vlerësimin e kontributit të shërbyesve publikë në administratën publike dhe përmirësimin e shërbimeve publike për qytetarët, duke ndarë mirënjohje për shërbyesit civilë të dalluar.
Burimi origjinal i informacionit: zeri.info






