Aktorja turke, Ece Irtem, e cila ndërroi jetë më 15 qershor 2026 në moshën 35-vjeçare, është përcjellë sot për në banesën e fundit mes dhimbjes së familjarëve, miqve dhe admiruesve të saj.
Ylli i famshëm humbi jetën në shtëpinë e saj pasi u përball me probleme shëndetësore, vetëm një ditë pas ditëlindjes së saj.
Lajmi për vdekjen e aktores tronditi të afërmit dhe fansat, të cilët shprehën pikëllimin për humbjen e saj të parakohshme.
Ceremonia mortore u mbajt pas faljes së namazit të drekës në Xhaminë Hanim, ndërsa më pas ajo u varros në varrezat Yenikoy në Kusadasi.
Të pranishmit e përcollën me lot dhe emocione aktoren e re, e cila kishte fituar zemrat e publikut me rolet e saj në ekran.
Një nga familjarët, Semra Karatas, tha se Ece ishte një person shumë i dashur dhe i çmuar për të gjithë ata që e njihnin, duke shtuar se vdekja e saj në një moshë kaq të re ka tronditur të gjithë.
Në ceremoninë e varrimit morën pjesë nëna e saj Nuriye Irtem, babai Vural Irtem, familjarë, miq të afërt, si dhe aktori i njohur turk Gurkan Uygun, përveç shumë qytetarëve që erdhën për t’i dhënë lamtumirën e fundit.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi.com






