Sara Hoxha dhe Erik Fullani, rikthimi i tyre si çift? Detajet e fundit në Instagram

Pas javësh spekulimesh për një krizë në marrëdhënien e tyre, duket se Sara Hoxha dhe Erik Fullani mund t’i kenë lënë pas mosmarrëveshjet.

Dyshimet për një ndarje nisën pasi të dy nuk e ndiqnin më njëri-tjetrin në Instagram, një veprim që u interpretua gjerësisht si shenjë e një krize në raportin e tyre.

Megjithatë, së fundmi fansat kanë vënë re një ndryshim të rëndësishëm, Sara dhe Eriku janë rikthyer sërish në listat e ndjekësve të njëri-tjetrit në rrjetin social.


- Advertisement -

Ky detaj ka mjaftuar për të ndezur aludimet se çifti është pajtuar dhe po i jep një tjetër mundësi lidhjes së tyre.

Edhe pse asnjëri prej tyre nuk ka reaguar publikisht lidhur me raportin që kanë aktualisht, lëvizja në Instagram është parë nga ndjekësit si një sinjal pozitiv për marrëdhënien e tyre.

Për momentin, mbetet të shihet nëse Sara dhe Eriku do të zgjedhin të konfirmojnë ose jo zyrtarisht rikthimin e tyre si çift.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi.com


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *