Barrikada mbi urën kryesore të Ibrit në Mitrovicë, e vendosur nga strukturat paralele serbe të veriut, është hequr përfundimisht më 17 qershor të vitit 2014, rreth orës 5:00 të mëngjesit.
Aksioni për heqjen e kësaj barrikade, që dikur ishte vendosur nga të ashtuquajturat ‘Rojat e urës’, është hequr nga të njëjtit dhe ka zgjatur rreth katër orë, ndërsa nuk është shënuar ndonjë incident.
Gjatë këtij aksioni, mbi urë ishin vërejtur forca të shtuara të Policisë së Kosovës dhe karabinierëve italianë, të cilët nuk lejonin praninë e qytetarëve afër urës.
Ndërkaq, heqja e barrikadës u bë nga dy ekskavatorë nga veriu, duke hapur rrugën për bashkimin e qytetit.
Pas heqjes, u ndërtua një park dhe muri për rrugën, por ura sërish nuk u lëshua, duke arsyetuar se Bashkimi Evropian po e rinovon.
Autoritetet kanë testuar mundësinë e qarkullimit të automjeteve në urë, por ende mbetet e qarkullueshme vetëm për këmbësorë.
Qeveria ‘Kurti’ dhe BE kanë vazhduar përpjekjet për hapjen e urës për automjetet, në pritje të plotësimit të kriterit për lëshim të saj.
Fotografitë e aksionit mund ti shikoni këtu.
Burimi origjinal i informacionit: zeri.info






