Sllovenia nuk ka plane për të reduktuar numrin e ushtarëve të KFOR-it në Kosovë

Sllovenia aktualisht nuk ka plane për të reduktuar numrin e ushtarëve të saj në kuadër të misionit të KFOR-it në Kosovë, ka njoftuar Ministria e Mbrojtjes e Sllovenisë. “Çdo vendim lidhur me përshtatjet e mundshme të angazhimit të ardhshëm të Forcave të Armatosura Sllovene në KFOR do të merret pas një vlerësimi gjithëpërfshirës, duke marrë parasysh nevojat e misionit dhe kapacitetet tona”, thuhet në deklaratën e ministrisë, të cituar nga agjencia sllovene e lajmeve STA.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, aktualisht 106 pjesëtarë të Forcave të Armatosura të Sllovenisë janë të angazhuar në misionin e KFOR-it në Kosovë.

Burimi origjinal i informacionit: zeri.info


- Advertisement -


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *