Artistja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, po shijon suksesin e madh të albumit të saj më të ri, ‘Dirty Blonde’, i cili ka debutuar zyrtarisht si albumi i tretë më i dëgjuar i momentit në Spotify në nivel global.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë gjiganti i transmetimit të muzikës, Spotify, përmes një publikimi në rrjetin social Instagram, ku janë renditur 10 albumet debutuese më të dëgjuara në botë për periudhën 12-14 qershor.
Në krye të listës renditet albumi ‘You Seem Pretty Sad for a Girl So in Love’, i ndjekur nga ‘Withness’ i ANOTR në vendin e dytë, ndërsa ‘Dirty Blonde’ i Bebe Rexhës pozicionohet në vendin e tretë, duke konfirmuar rikthimin e fuqishëm të artistes shqiptare në skenën ndërkombëtare.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi.com






