Filmi ‘The Devil Wears Prada 2’ ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në mbarë botën, duke mbledhur mbi 620 milionë euro në arkat globale.
Me këtë rezultat, e gjithë franshiza ka kaluar shifrën historike prej 900 milionë eurosh.
Kur këtij suksesi i shtohet edhe filmi origjinal ‘The Devil Wears Prada’, i cili kishte gjeneruar rreth 300 milionë euro, seria kthehet në një nga më fitimprurëset në historinë e kinemasë, edhe pse përbëhet vetëm nga dy filma.
Pavarësisht kostove të larta, suksesi në kinema ka tejkaluar pritshmëritë dhe pritet të sjellë fitime të mëdha për studio.
Premiera e filmit u zhvillua në fillim të majit dhe vetëm në fundjavën e parë arriti të fitojë rreth 70 milionë euro në Amerikën e Veriut.
Më pas, filmi vazhdoi dominimin në kinema, duke arritur në total 200 milionë euro në Amerikën e Veriut dhe 420 milionë euro në tregjet ndërkombëtare.
Në suksesin e filmit ka ndikuar edhe rikthimi i kastit origjinal, ku marrin pjesë Meryl Streep, Anne Hathaway, Emily Blunt dhe Stanley Tucci.
Filmi është vazhdim i historisë së bazuar në romanin e Lauren Weisberger dhe rikthen ngjarjet dy dekada më vonë, duke ndjekur jetën e Andy Sachs, e cila rikthehet në botën e modës dhe revistës Runway.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi.com






