Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, dhe bashkëshorti i saj, aktori britanik Callum Turner, po shijojnë ditët e para të martesës gjatë muajit të mjaltit në Itali. Çifti është akomoduar në hotelin luksoz San Domenico Palace në Taormina, pranë Catanias në Sicili, një destinacion i njohur për pamjet spektakolare dhe luksin që ofron.
Në fotografitë e publikuara së fundmi, Dua dhe Callum shihen duke kaluar momente romantike në det, teksa shkëmbejnë puthje dhe përqafohen mbi një dyshek lundrues.
Artistja shqiptaro-britanike tërhoqi vëmendjen me paraqitjen e saj elegante në bikini ngjyrë argjendi, duke vënë në pah linjat e tonifikuara trupore. Çifti shihej duke mbajtur sytë te njëri-tjetri, ndërsa Dua i prekte fytyrën bashkëshortit të saj në skena plot afeksion.
Më vonë, këngëtarja u fotografua duke pushuar në dyshekun lundrues, ndërsa Callum qëndronte pranë saj.
Resorti ku qëndrojnë është i njohur për faktin se ka shërbyer si lokacion kryesor për sezonin e dytë të serialit të famshëm të HBO-së.
Dua dhe Callum u panë duke shëtitur dorë për dore në rrugët e Taorminës, ndërsa eksploronin qytetin historik pas ceremonisë së tyre madhështore të martesës.
Mes të ftuarve ishte edhe legjenda e muzikës, Elton John, stilistja e famshme italiane Donatella Versace, si dhe aktori Joe Alwyn, aktorja Grace Gummer me bashkëshortin e saj DJ Mark Ronson, këngëtarja Charli XCX me bashkëshortin George Daniel.
Ceremonia u zhvillua në ambientet e vilës historike Villa Valguarnera në Bagheria, një prej rezidencave më të rëndësishme kulturore dhe historike në Sicili.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi.com





