Stili i saj provokues në Tbilisi mori vëmendjen e të gjithëve, ndërsa Kanye West u shfaq pranë saj me veshje lëkure.
Bianca Censori duket se garon me vetveten kur bëhet fjalë për stilet provokuese, të cilat në shumicën e rasteve bazohen te zhveshja.
Në këtë frymë, ajo u shfaq mbrëmë në kryeqytetin e Gjeorgjisë, Tbilisi, ku po shijonte një dalje nate me bashkëshortin e saj, Kanye West.
Këtë herë, Bianca veshi një fustan prej tyli, me detaje të zeza të fryra në pjesën e përparme, të cilat nga ai kënd e maskonin faktin se nuk kishte veshur të brendshme.
Mirëpo, kur u kthye, kjo u bë e dukshme.
Për më tepër, prerja e fustanit imitonte formën e tangave, ndaj për një çast dukej sikur mund të kishte zgjedhur atë lloj të brendshmesh, por dilema u zgjidh shpejt: jo, nuk kishte veshur.
Paraqitjen më shumë se provokuese e plotësoi me nallane, të cilat me gjasë do ta shënojnë sezonin e ardhshëm të modës verore.
Ndërsa fustane të tilla, të veshura pa të brendshme, vështirë se do të bëhen trend i përgjithshëm, edhe pse zhveshja është shumë e pranishme në skenën publike.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi.com






