Emily Ratajkowski tregon për fundin e martesës së saj: Si ndikoi amësia në marrëdhënien e tyre

Modelja dhe aktorja amerikane Emily Ratajkowski ka bërë një deklaratë të hapur për fundin e martesës së saj me Sebastian Bear-McClard, duke rrëfyer se problemet filluan menjëherë pas lindjes së djalit të tyre Sylvester në vitin 2021.

Në një ese personale të botuar nga “The Cut”, Ratajkowski përshkroi sfidat e mëmësisë dhe periudhën që çoi në divorc, duke treguar se martesa e tyre filloi të shpërbëhej brenda vitit të parë pas ardhjes në jetë të fëmijës. “Gjashtë muaj pasi lindi djali im, unë dhe burri im ndaluam së bëri seks.

Më pak se një vit më vonë, u ndamë”, shkroi modelja.


- Advertisement -

Ratajkowski deklaroi se kalimi në një fazë të re jetësore ishte jashtëzakonisht i vështirë dhe se amësia solli ndryshime fizike dhe emocionale që ndikuan edhe në marrëdhënien e saj martesore.

Prishja e martesës ndodhi në një periudhë që dukej e papritur, por edhe shumë e ngadaltë.

Ratajkowski dhe Bear-McClard u martuan në vitin 2018 dhe u ndanë në verën e vitit 2022 pas më shumë se katër vitesh martesë.

Djali i tyre Sylvester Apollo Bear lindi në mars të vitit 2021.

Në të njëjtin ese, modelja reflektoi edhe mbi periudhën pas divorcit, duke pranuar se u përpoq të gjente një ndjenjë të re lirie dhe identiteti përmes një sërë marrëdhëniesh afatshkurtra.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi.com


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *