Këngëtarja Tyla e diskutuar pas interpretimit të himnit kombëtar në hapjen e Kupës së Botës 2026

Këngëtarja jugafrikane Tyla e gjeti veten në qendër të vëmendjes pasi performoi himnin kombëtar të vendit të saj në ceremoninë e hapjes së Kupës së Botës 2026.

Interpretimi i saj shkaktoi shpejt një mori reagimesh në mediat sociale.

Ylli i ri i muzikës nga Johanesburgu, i njohur për hitet ‘Water’ dhe ‘Jump’, performoi në stadium me një fustan që kishte ngjyrat e flamurit të Afrikës së Jugut, duke mbështetur simbolikisht ekipin e saj kombëtar.


- Advertisement -

Interpretimi i saj i himnit shkaktoi reagime të shumta në rrjetet sociale, ndërsa disa e lavdëruan, të tjerë e kritikuan performancën e saj, duke e konsideruar se nuk ishte në një nivel të lakmueshëm. ‘Tyla gati sa nuk na e prishi himnin’, ‘Qesha kur filloi të këndonte pjesën e gjuhës afrikane’ dhe ‘Ishte e mërzitshme’, janë disa nga komentet negative që u shfaqën në rrjetet sociale.

Disa përdorues e kritikuan atë për liri të tepruar me qasjen e saj ndaj performancës. ‘Himni kombëtar nuk është një këngë për improvizim, ai duhet të këndohet siç duhet, pa shumë stilizime’, shkroi një përdorues.

Një tjetër shtoi: ‘Nuk mendoj se na përfaqësoi mirë, dukej sikur nuk ishte nga këtu përreth’.

Megjithatë, pati fansa që i dolën në mbrojtje, duke theksuar talentin dhe emocionin e saj gjatë performancës.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi.com


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *