Një ditë pasi u martuan në Sicili, Dua Lipa dhe Callum Turner po planifikojnë të zhvendosen në Shtetet e Bashkuara për shtatë muaj.
Aktori do të nis punën në ribërjen e filmit horror të vitit 1981, Possession.
Ndërsa, në ceremoninë e martesës në Londër, morën pjesë miq dhe personalitete të njohura si Elton John, Donatella Versace, Joe Alwyn dhe të tjerë.
Ceremonia u mbajt në një vilë të shekullit të 18-të në Bagheria të Sicilisë.
Festimet tre-ditore u mbajtën në një nga vilat më të rëndësishme historike dhe kulturore në Sicili.
Gjatë ceremonisë, Elton John i dedikoi çiftit një interpretim emocional të hitit të tij Your Song.
Nusja dhe dhëndri mbërritën në vendin e ceremonisë me një Mercedes-Maybach V-Class.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi.com






