Kjo pyetje është aktuale në dritën e shqyrtimit të mundësisë për përshpejtimin e rrugës së shteteve të Ballkanit Perëndimor në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian (BE).
Për këtë çështje u diskutua javën e kaluar në takimin e udhëheqësve të BE-së dhe të gjashtë vendeve të rajonit në qytetin malazez Tivat, ndërsa një vëzhgim shtesë erdhi disa ditë më vonë.
Radio Evropa e Lirë ka pasur qasje në një non-paper, në të cilin Franca, Gjermania dhe tri shtetet e Beneluksit propozojnë anëtarësim në BE me të drejta më të kufizuara sesa ato që kanë aktualisht 27 shtetet anëtare.
Kosova bën pjesë në grupin e vendeve të përfshira në procesin e zgjerimit.
Zyrtarisht konsiderohet si kandidate e ardhshme, por nuk ka statusin e kandidatit si shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor dhe të Partneritetit Lindor.
Nëse rregullat ndryshojnë për shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor, Kosova mund të mbetet e “bllokuar”.
Kjo mund të ndryshohet vetëm nëse gjendet një formulë që edhe Kosova të përfshihet në proces, të cilin Brukseli e quan proces të bazuar në merita.
Disa non-paper që kanë të bëjnë me të ardhmen e zgjerimit tregojnë se brenda BE-së po punohet për të përshtatur strategjinë e saj aktuale.
Pas samitit doli edhe non-paper i tretë, i nënshkruar nga shtetet themeluese të BE-së: Franca, Gjermania dhe vendet e Beneluksit.
Megjithatë, Kosova, e cila zyrtarisht ka perspektivë evropiane dhe potencialisht mund të marrë statusin e vendit kandidat, është i vetmi vend në procesin e zgjerimit që nuk gëzon të njëjtin trajtim si partnerët e tjerë sa i përket marrëdhënieve me institucionet e BE-së.
Për dhënien e statusit të vendit kandidat nevojitet një vendim unanim i të gjitha shteteve anëtare.
Teksa propozimi i Merzit kishte të bënte ekskluzivisht me vendet kandidate, non-paper-i franko-gjerman si kusht për shfrytëzimin e përfitimeve para anëtarësimit përmend shprehimisht dorëzimin e kërkesës për anëtarësim.
Për Adi Qerimagiqin, Kosova përfaqëson dëshminë më të qartë se procesi i anëtarësimit në BE është larguar në masë të madhe nga parimi i bazuar në meritë.
Engjëllushe Morina, eksperte për çështje të zgjerimit në Këshillin Evropian për Marrëdhënie me Jashtë, vlerëson se rruga është e hapur edhe për Kosovën, pasi instrumentet dhe programet për integrim gradual tashmë janë të qasshme.
Burimi origjinal i informacionit: zeri.info






