Ndërsa miliona tifozë në mbarë botën po përgatiten për Kampionatin Botëror 2026 dhe ndjekin me vëmendje çdo lëvizje të yjeve më të mëdhenj të futbollit, po aq interes vazhdojnë të zgjojnë edhe partneret e tyre.
Të njohura si WAGs (wives and girlfriends – bashkëshorte dhe të dashura të futbollistëve), shumë prej tyre sot janë figura të suksesshme në biznes, modë, muzikë, media dhe rrjetet sociale.
Mbështetja e tyre nga tribunat dhe prania e vazhdueshme në publik janë bërë pjesë e pandashme e spektaklit futbollistik.
Georgina Rodríguez dhe Cristiano Ronaldo, Antonela Roccuzzo dhe Lionel Messi, Vanja Modrić dhe Luka Modrić, Isabel Haugseng Johansen dhe Erling Haaland, Michele Lacroix dhe Kevin De Bruyne, Erika Choperena dhe Antoine Griezmann, Rike Nooitgedagt dhe Virgil van Dijk, Harry Kane dhe Katie Goodland, Oriana Sabatini dhe Paulo Dybala, Tini Stoessel dhe Rodrigo De Paul, Mina Bonino dhe Federico Valverde.
Kanë kaluar kohët kur partneret e futbollistëve njiheshin vetëm për shkak të lidhjeve të tyre romantike.
Sot, mes tyre ka sipërmarrëse, psikologe, gazetare, këngëtare, modele dhe influencuese që kanë ndërtuar karrierat e tyre të suksesshme dhe tërheqin miliona ndjekës në mbarë botën.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi.com






