Jennifer Lopez nën vëmendje të madhe me skenën e saj të virale në ‘Office Romance’ në Netflix

Jennifer Lopez po tërheq vëmendje të madhe me filmin e saj më të ri në Netflix, “Office Romance”, i cili aktualisht renditet në vendin e parë në platformë.

Një nga skenat më të komentuara të filmit është bërë virale në rrjetet sociale, duke grumbulluar miliona shikime brenda pak ditësh.

Në një moment nga komedia romantike, Lopez shfaqet me bikini në plazh teksa luan përkrah aktorit Brett Goldstein.


- Advertisement -

Skena, e cila përfshin edhe batuta humoristike mes dy protagonistëve, është shpërndarë gjerësisht nga fansat dhe llogaritë zyrtare të Netflix.

Klipi ka gjeneruar reagime të shumta në rrjet, me shumë ndjekës që kanë vlerësuar paraqitjen e artistes. “Ajo duket absolutisht e mrekullueshme”, shkroi një fans, ndërsa të tjerë kanë komentuar formën e saj fizike dhe energjinë që transmeton në ekran.

Në “Office Romance”, Jennifer Lopez interpreton rolin e një drejtoreshe ekzekutive të një kompanie ajrore, e cila përfshihet në një histori dashurie me këshilltarin ligjor të kompanisë, të luajtur nga Brett Goldstein.

Megjithëse filmi ka fituar popullaritet të madh te publiku, kritikat profesionale kanë qenë të përziera.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi.com


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *