Doja Cat ka bërë debutimin në Paris me bashkëpunimin e saj të fundit me markën e njohur të kozmetikës MAC, duke shkëlqyer me një veshje të veçantë dhe jashtë kornizave tradicionale të modës.
Këngëtarja 30-vjeçare u paraqit në eventin e organizuar në Sephora, në Champs-Élysées, duke veshur një fustan transparent me dizajn voluminoz dhe detaje artistike, duke shtuar një grim të theksuar.
Prezantimi u bë në kuadër të koleksionit të ri ‘Doja Cat Gorgeous Nude Lip’, i krijuar në bashkëpunim me MAC, vazhdim i suksesit të koleksioneve të mëparshme dhe një projekti emocionues për fansat e artistes.
Doja Cat gjithashtu ndau një pjesë të rrugëtimit personal, treguar se diagnoza e saj me çrregullim të personalitetit kufitar ka sjellë sfida në sferën e marrëdhënieve romantike.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi.com






