Ellie Goulding ka ndarë një moment shumë intim nga periudha e shtatzënisë, duke publikuar një fotografi bardh e zi ku partneri i saj, Beau Minniear, shihet duke i puthur barkun ndërsa ajo pozon pa bluzë.
Këngëtarja 39-vjeçare e shoqëroi postimin me imazhe të tjera emocionale nga ajo kohë, duke treguar lidhjen e tyre të afërt gjatë pritjes së fëmijës.
Në një tjetër fotografi, Ellie shihet duke përqafuar barkun e saj e veshur me, ndërsa pozon me krahë engjëlli, duke i dhënë setit një ndjesi artistike dhe simbolike, shkruan DailyMail.
Postimi i saj vjen vetëm pak kohë pas lindjes së vajzës së dytë, Iris, që ajo e ka me Beau Minniear.
Edhe pse sapo është bërë nënë për herë të dytë, këngëtarja nuk ka ndalur aktivitetin artistik.
Ajo po përgatit albumin e ri “I Know Too Much”, i cili pritet të publikohet në shtator dhe që, sipas saj, do të jetë ndër projektet më personale të karrierës së saj.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi.com






