Vetëm disa ditë pas ndarjes së tyre, Brikena dhe Mateo kanë befasuar fansat duke u paraqitur sërish bashkë në një fotografi.
Megjithatë, ky bashkim nuk ka të bëjë me jetën e tyre personale.
Ata kanë qartësuar se, edhe pse kanë mbaruar lidhjen e tyre, do të vazhdojnë të jenë bashkëpunëtorë në fushën profesionale.
Shkaku i këtij bashkimi është për projektin e tyre të ri televiziv.
Brikena dhe Mateo janë konfirmuar si pjesë e emisionit veror “Top Arena” në Top Channel.
Një foto e publikuar nga moderatori Edi Manushi tregon dy protagonistët në një atmosferë pozitive pranë stafit të programit.
Kjo demonstron se ndarja nuk ka ndikuar në përkushtimin e tyre profesional.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi.com






