Lewis Hamilton dhe Kim Kardashian tërhoqën vëmendjen gjatë Çmimit të Madh të Monakos, ku piloti britanik festoi në podium ndërsa partnerja e tij e përkrahu nga afër.
Pas marrjes së trofeut për vendin e dytë, Hamilton i dërgoi një puthje Kim-it, e cila po e filmonte dhe e ndiqte me krenari ceremoninë.
Pak çaste më vonë, gjatë festimeve tradicionale në podium, ajo u lag nga shampanja e hedhur nga pilotët, duke reaguar me të qeshura ndërsa përpiqej të mbronte veshjen dhe flokët e saj, shkruan DailyMail.
Kim u shfaq elegante me një fustan ngjyrë kremi, ndërsa në event ishte e shoqëruar edhe nga motra e saj, Khloe Kardashian.
Të dyja ndoqën nga afër garën që mblodhi emra të njohur nga sporti dhe showbizi.
Megjithatë, jo gjithçka kaloi pa polemika.
Gjatë momentit tradicional para garës, Kim u vu në qendër të kritikave pasi nuk iu përgjigj përpjekjes së gazetarit veteran të Formula 1, Martin Brundle, për një intervistë të shkurtër.
Pamjet u komentuan gjerësisht në rrjetet sociale, ku një pjesë e tifozëve e cilësuan sjelljen e saj si të ftohtë ndaj një prej figurave më të njohura të Formula 1.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi.com






