Daniel Radcliffe dhe Erin Darke shfaqen në tapetin e kuq të ‘Tony Awards 2026’

Daniel Radcliffe dhe partnerja e tij prej shumë vitesh, Erin Darke, tërhoqën vëmendjen në tapetin e kuq të ceremonisë ‘Tony Awards 2026’ në New York.

Ylli i ‘Harry Potter’, 36 vjeç, u shfaq elegant me një smoking blu-gri, ndërsa Erin Darke, 41 vjeçe, zgjodhi një fustan të gjatë blu të errët me taka platformë argjendi.

Diferenca e dukshme në gjatësi mes çiftit nuk kaloi pa u vënë re nga fotografët dhe të pranishmit, shkruan DailyMail.


- Advertisement -

Radcliffe dhe Darke janë bashkë që nga viti 2012, pasi u njohën gjatë xhirimeve të filmit ‘Kill Your Darlings’. Çifti u bë prind për herë të parë në vitin 2023, por kanë zgjedhur ta mbajnë larg vëmendjes publike jetën e tyre familjare.

Gjatë ceremonisë, Radcliffe ishte i nominuar në kategorinë e aktorit më të mirë në rol kryesor për shfaqjen ‘Every Brilliant Thing’, por çmimi shkoi për John Lithgow.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi.com


- Advertisement -