Çifti nga Zvicra udhëtoi për të votuar në zgjedhjet e Kosovës: ‘Kemi ardhur për të votuar për Kosovën Republikë’

Një çift bashkëatdhetarësh ka udhëtuar nga Zvicra drejt Kosovës vetëm për të ushtruar të drejtën e votës në zgjedhjet që po mbahen sot në vend.

Gazetarja Jona Qyqalla, e cila po e përcjell procesin zgjedhor në Gjilan, intervistoi çiftin pas mbërritjes së tyre, në qendrën e votimit.

Ata treguan se kishin vendosur të vinin personalisht në Kosovë, pavarësisht se kishin mundësi të votonin edhe nga Zvicra. ‘Kena ardhë me gjithë qejf për me votu për Kosovën Republikë’, u shpreh qytetari.


- Advertisement -

Ndërkaq, bashkëshortja e tij tha se udhëtimi kishte edhe një dimension emocional dhe relaksues. ‘Kena vendosur me ardhë në Kosovë edhe me nejt pak, m’u relaksu’, deklaroi ajo.

Vlen ta potencojmë se sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, dalja e qytetarëve deri në orën 15:00 është 22.74 për qind.

Burimi origjinal i informacionit: atvlive.tv


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *