Politologja Nora Loxha Sahatçiu në një intervistë për ATV-në, ka shprehur shqetësimin për rritjen e apatisë në shoqëri, duke theksuar se ky fenomen po vërehet jo vetëm te qytetarët, por edhe te intelektualët dhe personat e përfshirë në proceset e rëndësishme institucionale.
Sipas saj, kohëve të fundit është krijuar një perceptim se angazhimi dhe përpjekjet individuale apo kolektive nuk po sjellin ndryshimet e nevojshme në zhvillimin e vendit. “…Në kohën e fundit, e kam pa që te njerëzit ka ardhë një lloj i apatisë, bile bile edhe te intelektualët dhe ata të cilët janë të përfshirë në çështjet kryesore të institucioneve tona, të zhvillimit të qytetit, të zhvillimit të shtetit. Është një lloj i apatisë që çkado që bëjmë nuk do të ketë ndonjë ndryshim…”, theksoi Loxha.
Burimi origjinal i informacionit: atvlive.tv






