Numri i votuesve në zgjedhjet parakohshme në rritje në Kosovë

Bazuar në të dhënat preliminare nga më shumë se 97% e vendvotimeve, numri i qytetarëve që kanë votuar deri në orën 11:00 është 162.439 votues apo 8.29%.

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi në konferencën e orës 11:30, ka thënë se procesi po vazhdon pa probleme. ‘Procesi i votimit po zhvillohet sipas planifikimeve.

Sipas të dhënave nga komisionet komunale, deri tash votimi po zhvillohet në kushte të rregullta dhe pa probleme,’ ka thënë ai.


- Advertisement -

Për t’u informuar në kohë reale për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, klikoni në linkun e mëposhtëm: Burimi origjinal i informacionit: atvlive.tv


- Advertisement -