Skandal në eventin e Taynasë: Klodian Mihaj akuzohet për sjellje të papërshtatshme ndaj gazetarit

Një moment i papritur gjatë eventit të organizuar nga Tayna ka bërë xhiron e rrjeteve sociale dhe ka nxitur reagime të shumta nga publiku.

Në mesin e të ftuarve ishin edhe ish-banorët e Big Brother VIP Kosova, Klodian Mihaj dhe Eljona Binakaj, të cilët u gjendën në qendër të vëmendjes për një situatë të ndodhur gjatë mbrëmjes.

Në një moment, gazetari Butrint Pasjaqa tentoi të realizonte një intervistë me Eljonën, por situata mori një kthesë të papritur kur Klodi ndërhyri gjatë bisedës.


- Advertisement -

Pamjet e shpërndara në rrjetet sociale tregojnë se ai afrohet pranë gazetarit, ndërsa në një moment duket se e shtyn atë.

Videoja ka nxitur reagime të shumta online, ku një pjesë e publikut e ka cilësuar sjelljen e Klodit si të papërshtatshme dhe agresive.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi.com


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *