Ndëshkohet me gjobë hedhja e mbeturinave në hapësira publike në Prishtinë

Njoftohet që hedhja e mbeturinave vëllimore dhe inerte në hapësira publike në Prishtinë do të ndëshkohet me gjobë prej 300 eurosh, ndërsa shkelësi do të obligohet t’i largojë vetë mbeturinat e hedhura.

Nuk do të ketë tolerim për ndotësit dhe qytetarët ftohen të kontribuojnë në ruajtjen e pastërtisë. ‘Kushdo që hedh mbeturina do të gjobitet me 300 euro dhe do të detyrohet t’i largojë vetë ato’, thuhet në njoftim.

Qytetarëve u kërkohet të raportojnë shkelësit në numrat pa pagesë: 0800 12233 dhe 0800 12244.


- Advertisement -

Burimi origjinal i informacionit: atvlive.tv


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *