Gjykata Supreme e Kosovës sqaron çështjen e tregut të energjisë elektrike

Gjykata Supreme e Kosovës ka reaguar ndaj raportimeve të fundit në media, duke sqaruar se vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese nuk ka të bëjë me aktgjykimin e saj për liberalizimin e tregut të energjisë elektrike dhe kërkesëpadinë e Odës Ekonomike të Kosovës (OEK).

Përmes një komunikate, Supremeja thekson se pretendimet se ‘Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar vendimin e Gjykatës Supreme për tregun e lirë të energjisë’ janë të pasakta.

Sipas saj, vendimi i Kushtetueses i referohet një aktvendimi tjetër të Gjykatës Supreme, me të cilin ishte hedhur poshtë si e palejueshme një padi administrative e një paditësi tjetër. ‘Vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk i referohet aktgjykimit P.A.nr.18/2025, me të cilin ishte aprovuar padia administrative e Odës Ekonomike të Kosovës kundër Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE)’, thuhet në sqarimin e Gjykatës Supreme.


- Advertisement -

Institucioni gjyqësor rikujton se aktgjykimi P.A.nr.18/2025 mbetet në fuqi dhe paraqet një çështje të veçantë, e cila nuk është objekt i vendimit të fundit të Kushtetueses.

Prishtinë, 4 qershor 2026 – Gjykata Supreme e Kosovës informon opinionin publik se raportimet sipas të cilave ‘Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar vendimin e Gjykatës Supreme për tregun e lirë të energjisë dhe e ka kthyer çështjen në rishqyrtim’, nuk i referohen aktgjykimit të Gjykatës Supreme me të cilin ishte aprovuar padia administrative e Odës Ekonomike të Kosovës (OEK) lidhur me liberalizimin e tregut të energjisë elektrike.

Për sqarim, vendimi i Gjykatës Kushtetuese ka të bëjë me një aktvendim tjetër të Gjykatës Supreme, përmes të cilit ishte hedhur poshtë si e palejueshme padia e një paditësi, me arsyetimin se akti i kontestuar nuk përmbante elementet e një akti nënligjor normativ dhe, rrjedhimisht, nuk ishin plotësuar kushtet ligjore për shqyrtimin e tij në procedurë administrative.

Linku i aktvendimit të kthyer në rivendosje: Ndërkaq, aktgjykimi i Gjykatës Supreme P.A.nr.18/2025, i cili ka të bëjë me kërkesëpadinë e Odës Ekonomike të Kosovës kundër Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), mbetet një çështje e veçantë dhe nuk është objekt i vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të cilin po raportohet.

Me këtë aktgjykim, Gjykata Supreme kishte aprovuar si të bazuar kërkesëpadinë e OEK-së dhe kishte: Burimi origjinal i informacionit: atvlive.tv


- Advertisement -