Vëllai i Michael Jackson shkakton frikë në fansa pas rënies së tij në skenë gjatë performancës së fundit të grupit

Vëllai i Michael Jackson, Marlon, i ka shqetësuar fansat pasi u rrëzua në skenë gjatë një performance në turneun më të fundit të grupit “The Jacksons”.

Grupi – i përbërë tashmë vetëm nga dy anëtarë, Marlon Jackson, 69 vjeç, dhe Jackie Jackson, 75 vjeç – performoi së fundmi në festivalin Wichita Riverfest.

Megjithatë, interpretimi i tyre i zakonshëm i hitit të Michael Jackson, Wanna Be Startin’ Somethin’, nuk shkoi sipas planit.


- Advertisement -

Marlon u filmua duke iu drejtuar turmës së spektatorëve, përpara se të humbte ekuilibrin dhe të binte me kokë drejt skenës, ndërsa anëtarët e bendit shikonin të shqetësuar.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi.com


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *