Dua Lipa dhe bashkëshorti i saj Callum Turner janë parë më të dashuruar se kurrë gjatë një shëtitjeje me qenin, vetëm pak ditë pasi u martuan. Çifti u kurorëzua në një ceremoni private të dielën në Old Marylebone, e cila u ndoq nga vetëm disa nga miqtë dhe familjarët e tyre më të afërt.
Të sapomartuarit u fotografuan duke shijuar një shëtitje në Londër të martën, ndërsa vazhdojnë të festojnë lumturinë e tyre.
Callum, 36 vjeç, e kishte përqafuar bashkëshorten e tij ndërsa mbanin duart e njëri-tjetrit në një përqafim të ëmbël.
Ata ishin veshur thjesht për daljen: ajo kishte një xhaketë gri në stil trench coat, tuta dhe një palë çizme Ugg.
Këngëtarja, 30 vjeçe, ishte pa makijazh, me syze dielli dhe flokët e kapur bisht.
Ndërkohë, aktori kishte veshur një këmishë të bardhë të hapur mbi një bluzë të bardhë, të kombinuar me xhinse të gjera dhe çizme hiking.
Ai mbante gjithashtu një çantë krahu.
Qeni i tyre vraponte përpara tyre gjatë shëtitjes. Çifti dukej shumë i lumtur, duke buzëqeshur dhe duke biseduar gjatë gjithë kohës.
Më vonë, ata takuan një mik dhe u ndalën për një bisedë të shkurtër para se të hipnin në makinë dhe të largoheshin.
Në dasmë, Dua mahniti me një veshje të bardhë, kapelë dhe doreza, ndërsa Callum u paraqit elegant me një kostum blu dhe kravatë.
Tetë miq dhe familjarë qëndruan në të dy anët e shkallëve të Old Marylebone Registry dhe hodhën konfeti ndërsa çifti i buzëqeshur hipi në një taksi të zezë. Çifti pritet të bëjnë po ashtu një dasmë më të madhe në Sicili të Italisë, gjatë kësaj jave.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi.com






