Delegacioni i Albanians For America Takohet me Kandidatin Republikan për Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së

Delegacioni i organizatës Albanians For America u takua dje me kandidatin republikan për Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së nga Distrikti i 10-të i Teksasit, Chris Gober.

Në takim morën pjesë Doc Vranici, Adrian Doko, Nino Rata dhe Gino Mulliqi, ku u diskutua për vizionin e Gober për zhvillimin e teknologjisë në ShBA, me fokus në inteligjencën artificiale, robotikë, eksplorimin e hapësirës dhe sigurinë kombëtare.

Sipas organizatës, bashkëpunimi i deritanishëm me Gober ka qenë i rëndësishëm për zhvillimin e saj, ndërsa u theksua edhe rëndësia e forcimit të lidershipit amerikan në fushat e inovacionit dhe teknologjisë së avancuar.


- Advertisement -


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *