Kryetari i Federatës së Çiklizmit të Kosovës: Biçikleta si mjet sportiv dhe transporti

Kryetari i Federatës së Çiklizmit të Kosovës, Avni Nuha i ftuar në emisionin “Ora 7” në KlanKosova tha se biçikleta nuk është vetëm mjet sportiv, por edhe mjet transporti dhe i zhvillimit ekonomik. “Nëse flasim për sport atëherë jemi mirë në Ballkan, sa i përket Ditës Botërore të Çiklizmit, bota ka ecur shumë përpara, duhet të sensibilizohet shteti.

Pas problemeve 2020 që ndodhi pandemia, atëherë ka filluar edhe në Kosovë të hapet dhe të bëhet zhvillim i jashtëzakonshëm sepse numri 1 ka qenë biçikleta dhe me të vërtetë është bërë në shtetin e Kosovës punë e madhe të promovohet çiklizmi.

Sa i përket Ditës Botërore, është ditë e madhe pasi biçikleta nuk është vetëm pjesë e sportit, por edhe e transportit dhe zhvillimit ekonomik dhe pastaj edhe pjesë e shëndetit”, tha Nuha.


- Advertisement -


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *