Blake Lively dhe Justin Baldoni në gjykatë për mosmarrëveshje ligjore në New York

Blake Lively dhe Justin Baldoni janë rikthyer sërish në gjykatë në New York, vetëm një muaj pasi arritën një marrëveshje në mosmarrëveshjen e tyre ligjore që ka zgjatur prej vitesh.

Aktorja amerikane tani kërkon që Baldoni të mbulojë shpenzimet e saj ligjore dhe gjyqësore, të krijuara gjatë procesit të lidhur me padinë për shpifje prej 400 milionë dollarësh që ai kishte ngritur ndaj saj.

Përveç kësaj, Lively po kërkon edhe dëmshpërblime shtesë, megjithëse shuma e saktë nuk është bërë publike.


- Advertisement -

Konflikti nisi në fund të vitit 2024, kur Lively akuzoi Baldonin, i cili ishte edhe regjisor i filmit “It Ends With Us”, për sjellje të papërshtatshme gjatë xhirimeve dhe për përpjekje për të dëmtuar reputacionin e saj përmes një fushate në rrjetet sociale.

Nga ana tjetër, Baldoni dhe kompania e tij e produksionit ngritën kundërpadi ndaj Lively dhe bashkëshortit të saj, Ryan Reynolds, por gjykata i hodhi poshtë këto pretendime.

Edhe pse disa prej kërkesave të Lively janë refuzuar pjesërisht, gjykata ka lejuar që një pjesë e akuzave të saj të vazhdojnë të shqyrtohen.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *