Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku prezantojnë kandidatët e Prishtinës për deputetë në Dardani

Kandidatja për presidente e LDK-së, Vjosa Osmani, dhe kryetari i LDK-së, njëherësh kandidat për kryeministër në zgjedhjet e 7 qershorit, Lumir Abdixhiku, mbrëmjen e sotme kanë prezantuar kandidatët e Prishtinës për deputetë në Dardani të Kryeqytetit.

Nën zhurmat e fishekzjarrëve, të duartrokitje dhe brohoritjeve, Osmani lexoi emrat e kandidatëve të Kryeqytetit.

Në mesin e tyre ishte edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.


- Advertisement -

Paraprakisht, dyshja, bashkë me të përzgjedhurit e Prishtinës, u pritën me thirrje të shumta nga qytetarët e mbledhur atje.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mbahen më 7 qershor.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *