Fatmir Limaj mobilizon strukturat e Nismës Socialdemokrate në Prishtinë për të mbështetur PDK-në në zgjedhjet e 7 qershorit

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka organizuar takim me strukturat e partisë në Prishtinë për të koordinuar përpjekjet e tyre në garën zgjedhore.

Pas bashkëpunimit me partinë e Bedri Hamzës, Limaj ka mobilizuar strukturat e subjektit të tij për të ndihmuar PDK-në në garën zgjedhore. ‘Nga Kryeqyteti, me shtabin zgjedhor të NISMA në Prishtinë.

Të bashkuar, i themi Stop krizës, ndrysho Kosovën!’, ka shkruar Limaj në Facebook.


- Advertisement -

Nisma Socialdemokratike nuk është në koalicion parazgjedhor me PDK-në, por kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi për zgjedhjet e 7 qershorit, duke e lënë të hapur mundësinë për garat e ardhshme me një listë të përbashkët.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *