Dua Lipa dhe Callum Turner kanë zyrtarisht lidhjen e tyre me martesë në Londër, në Old Marylebone Town Hall, të dielën.
Ceremonia ishte e vogël dhe intime, e mbajtur vetëm me një rreth të ngushtë familjarësh dhe miqsh të afërt.
Megjithatë, çifti po përgatit një event të madh dhe luksoz në Sicili të Italisë që do të zgjasë tre ditë, në një vend të njohur për evente të nivelit të lartë.
Festën pritet ta kryejnë në Villa Valguarnera në Bagheria pranë Palermos.
Pjesë e eventit do të jenë edhe emra të njohur nga showbiz-i, dhe ka spekulime se Elton John mund të performojë.
Organizatorët kanë rezervuar një hotel të tërë për mysafirët, që të gjithë të qëndrojnë së bashku dhe të shijojnë festën në privatësi gjatë tërë fundjavës.
Dua Lipa pritet të veshë një fustan të personalizuar nga stilisti Simon Porte Jacquemus ose nga Versace. Çifti ka ruajtur lidhjen e tyre private që nga fillimi i romancës në fillim të vitit 2024.






