Banorët e Zonës së Ismetit në Prishtinë Shqetësohen për Ndotjen e Ajrit

Në zonën e rrethit të Ismetit në Prishtinë, banorët janë të shqetësuar për kundërmimin e vazhdueshëm dhe të rëndë të ajrit në rrugën kryesore.

Ata raportojnë se kjo gjendje negative ka zgjatur për rreth 2 deri në 3 muaj, duke e bërë lëvizjen në këtë segment rrugor të vështirë, veçanërisht për kalimtarët dhe drejtuesit e automjeteve.

Nëpërmjet një ankese në redaksinë e Klankosova.tv, banorët kërkojnë që autoritetet të ndërhyjnë për të zbuluar shkakun e ndotjes së ajrit dhe për të ndërmarrë masa urgjente për të përmirësuar cilësinë e ajrit në këtë zonë.


- Advertisement -


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *