Kaos në trafik: Kolona e automjeteve në rrugën Prishtinë-Pejë pas dy aksidente

Dy aksidente trafiku janë regjistruar të martën në rrugën Prishtinë–Pejë, duke shkaktuar kolona të automjeteve dhe vështirësi në qarkullim për disa orë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, ka bërë të ditur se në aksidentin e parë janë përfshirë tre automjete, duke shkaktuar dëme materiale dhe lëndime të lehta trupore.

Një aksident tjetër ka ndodhur në fshatin Sllatinë, duke krijuar kolona të gjata në këtë aks rrugor.


- Advertisement -

Autoritetet policore kanë reaguar menjëherë duke ndërmarë veprimet e nevojshme për sqarimin e rrethanave të rasteve.

Policia e Kosovës i bën thirrje shoferëve të tregojnë kujdes ekstra në rrugë dhe të respektojnë rregullat e trafikut.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *