James Milner shpall pensionimin nga futbolli pas karrierës së gjatë në Premier League

Futbollisti anglez, James Milner ka vendosur të varë këpucët në gozhdë, duke mbyllur një karrierë të suksesshme mbi dy dekada.

Në moshën 40-vjeçare, ai ka njoftuar se është pensionuar nga futbolli, pas saktësisht 24 sezonesh në Premier League.

Ai ka luajtur për disa skuadra angleze si Leeds United, Newcastle United, Aston Villa, Manchester City, Liverpool dhe Brighton.


- Advertisement -

Milner falënderon të gjithë ata që kanë qenë pjesë e rrugëtimit të tij, duke theksuar rëndësinë e kontributit të tyre.

Gjatë karrierës së tij, ai fitoi shumë tituj në Angli dhe në Evropë, duke u nderuar me Premier Leaguen me Manchester Cityn dhe Liverpoolin, si dhe Champions Leaguen.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *