Këngëtari legjendar i R&B-së, Peabo Bryson, pëson një goditje në tru në moshën 75-vjeçare

Këngëtari legjendar i R&B-së, Peabo Bryson, i njohur për interpretimet ikonike në kolonat zanore të filmave të Disney-t si “Beauty and the Beast” dhe “A Whole New World”, ka pësuar një goditje në tru në moshën 75-vjeçare.

Sipas një përfaqësuesi të artistit, Bryson aktualisht është nën kujdes mjekësor dhe po merr trajtimin e nevojshëm.

Familjarët e këngëtarit kanë kërkuar privatësi në këtë moment të vështirë, ndërsa kanë falënderuar fansat për mbështetjen, lutjet dhe dashurinë e tyre, shkruan DailyMail.


- Advertisement -

Gjendja e tij shëndetësore vjen më shumë se shtatë vjet pasi ai kishte kaluar edhe një atak të lehtë në zemër në shtëpinë e tij në Gjeorgji.

Bryson, i lindur në Greenville të Karolinës së Jugut, është një nga zërat më të njohur të R&B-së dhe soul-it amerikan.

Ai ka fituar dy çmime Grammy dhe ka lënë gjurmë të pashlyeshme në muzikën botërore përmes dueteve të tij të famshme me Celine Dion dhe Regina Belle në projektet e Disney-t.

Karriera e tij nisi në vitet e 70-ta dhe u konsolidua me sukses në dekadat pasuese, duke sjellë hite të shumta në Billboard dhe duke u bërë një emër i respektuar në industrinë muzikore ndërkombëtare.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *