Ekipi kombëtar i futbollit të Kosovës do të luajë ndeshjen e parë miqësore në muajin qershor kundër Çekisë në Pragë.
Nisur nga ora 16:00, “Dardanët” do të përballen me ekipin çek në një test të rëndësishëm për përzgjedhësin Franco Foda.
Foda ka vendosur të fillojë me dy sulmues në formacionin fillestar, duke treguar qartë qëllimet ofensive të Kosovës për këtë ndeshje.
Fisnik Asllani dhe Albion Rrahmani do të udhëheqin sulmin për ekipin tonë.
Formacionet e mundshme: Çekia: Hornicek, Chaloupek, Hranac, Krejci, Doudera, Cerv, Bucha, Sojka, Ladra, Hlozek, Kuchta.
Kosova: Muriç, Vojvoda, I.
Krasniqi, Hajdari, Gallapeni, E.
Krasniqi, Avdullahu, Rexhbecaj, Hoxha, Asllani, Rrahmani.






