Operacioni ‘Zonat’ në Tiranë: Gjendur dhe sekuestruar 811 gramë kokainë, arrestohet 51-vjeçari në Fresk

Policia e Tiranës ka përfunduar fazën e dytë të operacionit të koduar “Zonat”, duke goditur një tjetër rast të furnizimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike të forta në kryeqytet.

Në kuadër të operacionit është arrestuar një 51-vjeçar, i cili u lokalizua dhe u ndalua në një lokal në zonën e Freskut.

Gjatë kontrollit të çantës që ai mbante me vete, policët gjetën dhe sekuestruan 811 gramë lëndë të dyshuar narkotike të llojit kokainë.


- Advertisement -

Nga hetimet paraprake dyshohet se 51-vjeçari kishte për qëllim furnizimin e personave të tjerë me këtë sasi droge, e cila më pas do të shpërndahej në doza në zona të ndryshme të Tiranës. “Një ditë më parë u finalizua edhe faza e parë e operacionit “Zonat” nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, ku u sekuestruan mbi 200 gramë kokainë dhe u arrestua poseduesi i saj”, thuhet në njoftim.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *